Flash News

KRYESORE

Çfarë thotë Sokol Balla për largimin nga Top Channel

Gazetari Sokol Balla ka zyrtarizuar pak orë para ndërrimit të viteve largimin përfundimtar nga televizioni ‘Top Channel’. Nëpërmjet një njoftimi në ‘Twitter’, Balla ka uruar kolegët me të cilët thotë se ka kaluar 12 vite të paharruara në atë televizion.

“Uroj që jeni duke kaluar bukur. Ky vit mbyll shumë kapituj për shumë nga ne. Një nga ata edhe unë. Në këtë fund 2017 dua të uroj së pari kolegët e mi të Top Channel me të cilët kalova më shumë se 12 vjet të paharruar, dhe me të cilët rruga ime sot ndahet. Gëzuar 2018”, shkruan Balla.

Largimi i Sokol Ballës nga ‘TCH’ ishte i pritshëm që pasi u largua nga posti i Drejtorit të Informacionit, për të vazhduar edhe disa javë drejtimin e emisionit ‘Top Story’.

‘Kazan’ apo Media? Këto janë 12 pushimet nga puna, lëvizjet dhe koniktet më të zhurmshme në median shqiptarë përgjatë 2017-s

Të fundit