Flash News

KRYESORE

Çfarë tregojnë pikat e bardha rreth syve

Çfarë tregojnë pikat e bardha rreth syve

Më siguri keni vënë re të paktën një herë tek vetja apo tek të afërmit disa pika të vogla, të bardha që rrethojnë sytë. Këto shenja të vogla rrethore nuk janë të rastësishme e as shenja të përjetëshme nga lindja, por simptoma të një sëmundje lëkure.

Kjo ëshë një sëmundje e quajtur Milia dhe shkaku më i zakonshëm i zhvillimit të kësaj sëmundje në lëkurën tuaj është keratina e tepërt që ngec nën poret tuaja.

Milia është një sëmundje e njohur e lëkurës me simptoma shumë të dukshme dhe specifike. Mund të prekë çdo moshë duke filluar që nga bebet deri tek të moshuarit dhe shfaqet kryesisht në fytyrë.

Milia quhen topthat e vegjël që dalin në fytyrë zakonisht rreth zonës së syve. Ato shfaqen në formën e cisteve dhe mund të qëndrojnë në lëkurë për muaj të tërë apo edhe vite.

Janë shumë të vogla rreth 1-2 mm, por mund të shtohen në sasi të mëdha dhe të shndërrohen në një problem për lëkurën tuaj.

Sigurohuni që të mbroheni sa më shumë nga rrezet e diellit, sidomos në zonën e syve. Këtë mund t’a bëni duke përdorur syze apo krem mbrojtës në mënyrë që të parandaloni shtimin e tyre.

Përdorni kremra që përmbajnë shumë vitamin A, gjithashtu konsumoni ushqime të pasura me të. Bëni pjesë të dietës tuaj të përditëshme shumë karrota, spinaq apo brokoli si burime të mira të kësaj vitamin.

Të fundit