Flash News

KRYESORE

Çfarë tregon ngjyra e syve për shëndetin tuaj...

Çfarë tregon ngjyra e syve për shëndetin tuaj...

Ngjyra e syve nuk është vetëm një tipar që i jep me shumë elemente bukurie dukjes tuaj, por edhe një tregues për shëndetin. Sipas studimeve ngjyra e syve është pikërisht ajo që jep të dhëna mbi shëndetin e njeriut.

Sytë e kaltër, të gjelbër ose gri

Ashtu si lëkura e çelët, edhe një sy i çelët tregon mungesën e pigmentit mbrojtës (melaninë). Një gjë e tillë sinjalizon ndjeshmëri më të lartë ndaj rrezatimit diellor dhe një risk më të lartë për të pësuar dëmtime të syve nga dielli, si dhe sëmundje të përkeqësimit të shikimit të lidhura me moshën. Ndaj nëse keni sy me ngjyrë të çelët, bëni mirë të investoni për një palë syze cilësore.

Sytë ngjyrë kafe dhe të errët

Si fillim, personat me këto ngjyra sysh, kanë më shumë mundësi të preken nga trubullimi i shikimit, i njohur ndryshe si perdja e syrit. Kjo gjithashtu mund të parandalohet duke mbrojtur sytë nga dielli. Me shumë gjasa, këta persona kanë për t’u prekur nga vitiligo, një sëmundje e lëkurës që konsiston në çrregullimin e pigmentit të lëkurës.

Personat me sy ngjyrë kafe ose të errët, janë më të ndjeshëm ndaj alkoolit dhe mund të krijojnë varësi prej tij me më shumë thjeshtësi. Megjithatë, këta persona kanë më shumë aftësi atletike se të tjerët dhe reflekse më të mira.

Të fundit