Flash News

KRYESORE

Çfarë tregon ngjyra e syve për shëndetin tuaj

Çfarë tregon ngjyra e syve për shëndetin tuaj

Askush nga ne nuk e ka menduar që sytë bojëqielli mund të nënkuptojnë risk më të lart të kancerit të lëkurës, por besojeni ose jo, ekziston një lidhje.

Sipas disa studimeve, ngjyra e syve jep të dhëna të rëndësishme mbi shëndetin tonë.

Sytë e kaltër, të gjelbër ose gri

Ashtu si lëkura e çelët, edhe një iris i çelët tregon mungesën e pigmentit mbrojtës që është melanina, dhe kjo gjë sinjalizon ndjeshmëri më të lartë ndaj rrezatimit diellor dhe kësisoj një risk më të lartë për të pësuar dëmtime të syve nga dielli, si dhe sëmundje të përkeqësimit të shikimit të lidhura me moshën.

Prandaj këshillohet se nëse keni sy me ngjyrë të çelët, bëni mirë të investoni për një palë syze cilësore.

Sytë ngjyrë kafe dhe të errët

Personat me ngjyrë të errët të syve, kanë më shumë mundësi të preken nga mjegullimi i shikimit, i njohur ndryshe si perdja e syrit. Kjo gjithashtu mund të parandalohet duke mbrojtur sytë nga dielli.

Këta persona kanë shumë mundësi për t’u prekur nga “vitiligo”, një sëmundje e lëkurës që konsiston në çrregullimin e pigmentit të lëkurës.

Personat me sy ngjyrë kafe ose të errët, janë më të ndjeshëm ndaj alkoolit dhe mund të krijojnë varësi prej tij me më shumë thjeshtësi.

Të fundit