Flash News

KRYESORE

Çfarë u arrit në takimin mes 'Kaubojsit' dhe Ervin Salianjit?

Eduard Ndocaj, ish-deputeti i PS, tashmë kryetar i PBDKSH, ka njoftuar sot me anë të një komunikate për mediat një takim me deputetin e PD, Ervin Salianji. Njoftimi nuk sqaron nëse takimi është bërë në mjediset e brendshme të selisë blu apo në këmbë në oborrin e PD, siç shfaqet në fotot e publikuara nga Ndocaj. Por njoftimi sqaron se të dy politikanët e rëndësishëm janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim dhe opozitë të fortë.

Njoftimi i plotë:

Sot, ne cilesine e Kryetarit te Partise Bashkimi Demokristian Shqiptar (PBDKSH), pata kenaqesin te takoj z. Ervin Salianji, deputet dhe Sekretar i Grupit Parlamentar te PD.

PBDKSH, njeh vetem nje Opozite ne vend dhe kjo eshte Partia Demokratike bashke me grupimi i saj.

Nuk njohin asnje lloj forme tjeter duke perfshire ketu edhe grupimin e 30 partive.

Ne mbeshtesim PD ne peocesin e reformes zgjedhore dhe shpreha gadishmerine per te dhene kontributin tone e sidomos ne drejtimin e Votes se Emigrante per te cilin do te dorezojme projektligjin e hartuar nga ne. 

Ne, ofrohemi si bashkepunetore serioz dhe te ngushte me PD per betejat e proceset qe lidhen me demokracine, sigurine, dekriminalizimin, luften kunder korrupsionit, per perfaqesimin dinjitoz te shqiptareve dhe te emigranteve.

Emigrantet duhet te jete pjese e rendesishme e proceseve politike dhe te vendimmarrjes ne vend dhe ne do te japim kontributin tone fal impaktit te rendesishem qe kemi me emigrantet ne Europe dhe SHBA.

Se bashku me PD do te hartojme nje strategji takimesh me emigrantet e Italise, Greqise, Gjermanise, Anglise dhe te vendeve te tjera.

Z. Salianji u shpreh i gatshem per bashkepunim ne sherbim te nje opozitarizmi te forte dhe korente ne sherbim te qytetareve dhe te demokracise.

Të fundit