Flash News

KRYESORE

Çfarë u deklaroi policëve Arben Ndoka pas vrasjes së vëllait

Çfarë u deklaroi policëve Arben Ndoka pas vrasjes së

Policia e Lezhës shoqëroi një numër të madh personash, të cilët tashmë janë lënë të gjithë të lirë, në lidhje me vrasjen e Aleksandër Ndokës. Personat u shoqëruan në cilsinë e personave që mund të kishin dijeni për ngjarjen, një verprim rutinë që policia e ndërmerr sa herë ka ngjarje penale.

Po ashtu, policia ka siguruar edhe dëshmitë e familjarëve, mes të cilave edhe atë të vëllait të Aleksandrit, Arben Ndoka. Mësohet se Ndoka i ka thënë policisë se vëllai nuk i ka shprehur asnjë shqetësim apo ndonjë problem që mund të ketë pasur.

Ditën e sotme në policinë e Lezhës mbërriti edhe kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako i cili zhvilloi një takim me drejtuesit e policisë së Lezhës.

Të fundit