Flash News

KRYESORE

Çfarë u diskutua në takimin e Metës me dy delegacionet amerikane

Çfarë u diskutua në takimin e Metës me dy delegacionet

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot një delegacion me përfaqësues të stafeve drejtues të Senatit e Kongresit Amerikan, si dhe të Këshillit të Atlantikut me qendër në Uashington DC, të kryesuar nga Damon Wilson.

Sipas njoftimit të Presidencës, Meta njohu delegacionin mbi zhvillimet dhe sfidat në rajon, prioritetet e Shqipërisë në kontekstin e integrimit europian, si edhe me domosdoshmërinë e bashkëpunimit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA.

“Zhvillimet e brendshme politike, zgjidhja sa më e shpejtë e krizës aktuale dhe nevoja për reflektim të menjëhershëm, zbatimi e implementimi i reformës në drejtësi mbështetur në shinat kushtetuese, hedhja e hapave të nevojshme drejt integrimit në BE dhe roli i rëndësishëm i Shqipërisë në rajon si faktor kyç për stabilitetin, ishin temat kryesore të diskutimit”, thuhet në njoftimim.

Pas Metës, delegacionet kanë takuar dhe kryeministrin Edi Rama.

 

Të fundit