Flash News

KRYESORE

Çfarë u tha në 60 minutat e takimit të kongresmenëve amerikanë me Bashën 

Çfarë u tha në 60 minutat e takimit të kongresmenëve

Dërgata e kongresmenëve amerikanë që u takua me shefin e opozitës sot pasdite për 60 minuta, ka qenë në një 'mision zbulimi'; atë që ata quajtën një 'fact finding mission'. 

Biseda thonë burime të politiko.al, është përqendruar te pyetjet çfarë ndodh? pse ndodh? çfarë po bëni? pse? dhe, çfarë do bëni?

Kryetari i opozitës ka bërë një rezume të kauzës opozitare duke shpjeguar protestën që vazhdon prej më shumë se 80 ditësh, dhe duke evidentuar drogën, korrupsioin dhe kriminalizimin e politikës si kërcënime, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Basha ka parashtruar propozimet e opozitës për zgjidhjen e krizës dhe për krijimin e kushteve për zgjedhje të ndershme dhe të lira.

Kongresmenët amerikanë në mbyllje të takimit kanë thënë se i vlerësojnë shqetësimet e opozitës dhe do të raportojnë sapo të kthehen në Washington.

Sipas burimeve, kongresmenët janë shprehur se preferojnë zgjidhje që vijnë nëpërmjet negociimit të palëve.

Të hënën Shqipërinë do ta vizitojë zv/ndihmës Sekretari i Shtetit Hoyt Brian Yee, i cili do të takohet me kryetarin e opozitës, Basha, Kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit, Meta.

Të shtunën, opozita ka lajmëruar një protestë të madhe paqësore në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'.

Të fundit