Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
60 minuta ka zgjatur takimi i zv. nën sekretarit të Shtetit Mathew Palmer me shefin e opozitës, Lulzim Basha. 30 minuta më pak se me kryetarin e qeverisë , Edi Rama. Ajo që dihet me siguri është se Basha dhe Rama kanë 'derdhur' në veshët e zyrtarit të lartë amerikan gjëra krejt të kundërta. Burime të Politiko, të pranishme në bisedën mes Bashës dhe Palmer, thonë se biseda ka qenë mirëkuptuese dhe se zyrtari amerikan është dakordësuar me një pjesë të mirë të parashtresës që ka bërë kryetari i opozitës.
Palmer ka dëgjuar më shumë se ka folur dhe i ka përcjellë Bashës mesazhin se ai është në dijeni të shumicës së shqetësimeve që po i përcilleshin në bisedë.
Burimet e Politiko bëjnë me dije se Palmer nuk e ka kundërshtuar agjendën opozitare, por ka vlerësuar si te tepërt dhe të dëmshëm, në këndvështrimin e tij dhe të ëashington-it , daljen nga Parlamenti. Kjo krijon një precedent të cilën ne nuk mund ta kufizojmë: nëse e pranojmë në Tiranë, ka shtuar zyrtari amerikan, duke përmendur rastet e Serbisë, Malit të zi etj., që mund të 'imitojnë' opozitën e Shqipërisë.
Në takim është folur edhe për protestat ciklike të opozitës dhe Palmer ka thënë se protesta është një mjet i ushtrimit të demokracisë dhe pajtohet me to, por tha se dhuna është e papranueshme.
Si do ia bëni për zgjedhjet? ka qenë 'pyetja e madhe' e takimit Basha-Palmer. Kryeatri i opozitës i ka thënë aleatit amerikan se ai, Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar janë për konkurimin dhe janë të gatshme të futen në garë, sapo të krijone kushtet e konkurencës së ndershme. Mbetet gjithmonë përvetësimi i së njëjtës qasje, asaj të Ramës, përdorimi i elementëve të inkriminuar, parave të drogës, trysnisë së administratës, por unë iu premtoj se nuk do ta bëj kurrë këtë, mësohet t'i ketë thënë Basha Palmerit, sipas burimeve të Politiko.al.
Politiko.al