Çfarë vendosi Konferenca e Kryetarëve për dekretin e Metës: 5 orë debat në Parlament

Pesë orë debat do të zhvillohet në seancën e kësaj të enjte, lidhur me dekretin e firmosur dje nga presidenti Ilir Meta, për anulimin  zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ky vendim u mor sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të Grupeve Parlamentare.

Në këtë takim, u vendos që seanca të nisë që në pikën e parë të rendit të ditës me mocionin e kërkuar nga mazhoranca dhe do të zgjasë për plot pesë orë rresht.

Koha është ndarë në mënyrë proporcionale, 170 minuta për PS dhe 150 për opozitën parlamentare, pra nga 50 minuta për dy grupet parlamentare dhe 30 për deputetët e pavarur.

Kujtojmë se PS e ka cilësuar si ‘nul’ vendimin e presidentit dhe në shkelje të Kushtetutës, ndërsa nga ana tjetër ka nisur edhe procedurat për shkarkimin e tij, mes tyre edhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Hetimor, ndonëse prej thuajse një viti nuk funksion Gjykata Kushtetuese, e cila sipas Kushtetutës jep verdiktin final për shkarkimin nga detyra ose jo të presidentit.