Flash News

KRYESORE

Çfarë veshën jo-mbretërorët në dasmën e mbretërorëve

Ditën e djeshme u mbajt ceremonia e dasmës mbretërore mes Pric Harry-t dhe Meghan Markle, e cila shkëlqeu në çdo detaj dhe u ndoq nga milarda njerëz në mbarë botën.

Fustani i bardhë i Meghan Markle u stilua nga Clare Waight Keller e njohur si drejtuesja artistike e firmës prestigjioze ‘Givenchy’.

Por çfarë veshën të ftuarit të cilët nuk kishin një titull mbretëror:

Amal dhe George Clooney

Avokatja Amal Clooney veshi në dasmën mbretërore një fustan të verdhë të shëndritshëm, të stiluar nga Stella Mçartney. Ndërsa bashkëshorti i saj George veshi një kostum gri me kravatë të verdhë me shirita.

Oprah Winfrey

Opra Winfrey veshi një fustan ngjyrë rozë të hapur, gjithashtu të stiluar nga Stella Mçartney. Ajo kishte veshur taka me të njëjtën ngjyrë si fustani dhe kapelën me pupla.

Victoria and David Beckham

Victoria u shfaq mjaft elegante me një fustan të ngushtë ngjyrë blu të errët, kapelë me rrjetë dhe taka të kuqe. Ndërsa David Backham kishte veshur një kostum të errët me jelek gri poshtë.

Serena Williams and Alexis Ohanian

Serena kishte zgjedhur të vishej me zbukurimet e Versace që mbeten gjithmonë magjepsëse, ndërsa Alexis Ohanian, mbante një pallto të gjatë të zezë.

Priyanka Chopra and Abigail Spencer

Priyanka Chopra, shoqja e Meghan veshi një fustan të dizejnuar nga Vivienne Westwood, ndërsa Abigail Spencer u shfaq me një fustan të gjëta ngjyrë të errët me pika të bardha.

Gina Torres

Gina Torres kishte zgjedhur të vishte një fustan elastik ngjyrë rozë të thellë dhe motive gjethesh.

James Corden and Julia Carey

James Corden veshi në dasmën mbretërore një kostum në ngjyrë të errët, ndërkohë që Julia Carey u shfaq me një veshje me ngjyrë rozë të ëmbël, e cila është edhe në modë këtë verë.

James Blunt and Sofia Wellesley

James Blunt, shoku i Princit harry u shfaq më një kostum të errët me këmishë dhe kravatë bojqielli, ndërsa gruaja e tij kishte veshur një fustan me motive lulesh.

Carey Mulligan and Marcus Mumford

Aktorja britanike Carey Mulligan veshi një fustan të stiluar nga Erdem, ndërsa Marcus Mumford u paraqit me një kostum të zi, këmishë të bardhë dhe pantallona gri me vija.

Idris Elba and Sabrina Dhowre

Idris Elba u shfaq me një kostum nga Prince’s Trust, i cili ka kushtuar 1,500 paund, ndërsa Sabrina Dhowre veshi një fustan dhe këpucë të firmës Gucci.

Tom Hardy and Charlotte Riley

Dy aktorët britanikë, Tom Hardy dhe Charlotte Riley u shfaqën me veshjet e stiluara nga The Vampire’s Wife.

Joss Stone

Këngëtarja britanike Joss Stone veshi një fustan veror me lule, këpucë dhe çantë të zezë, si edhe një shall rozë.

Të fundit