Flash News

KRYESORE

Chadwick Boseman: "Pantera e Zezë" humb luftën me kancerin në moshën 43-vjeçare

Chadwick Boseman, ylli i "Black Panther", ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme pas një beteje katër vjeçare me kancerin e zorrës së trashë, në moshën 43-vjeçare.

Para se të kishte rolet e superheronjve në Marvel Studios, karriera e Boseman shpërtheu për herë të parë me portretizimet e ikonave si Jackie Robinson (në "42" të 2013-s dhe James Brown (në vitin 2014 "Get Up Up").

Boseman vdiq në shtëpinë e tij në zonën e Los Anxhelos ku ishte i rrethuar me gruan dhe familjen e tij, është shprehur publicisti i tij Nicki Fioravante për 'Associated Press'.

Boseman u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë katër vjet më parë, por kjo është mbajtur e fshehtë. Ai ka xhiruar filmat ku ishte i portretizuar si një superhero, gjatë kohës kur po trajtohej me kimioterapi.

Të fundit