Flash News

KRYESORE

"Challenge", sfidat që u bënë virale në 2018-ën

Një tjetër vit, të tjera sfida të pazakonta, që janë bërë virale dhe janë zbavitëse.  #InMyFeelingsChallenge ishte "ylli" i vitit, por kishte shumë sfida të tjera, ndonëse jo aq të famshme sa "Kiki", që po ashtu u bënë virale. Kiki Challenge Kënga e reperit  Drake, "In my feelings"  bëri xhiron e rrjetit duke përfshirë të madh e të vogël në sfidën më interesante të vitit 2018. Të famshëm dhe njerëz të thjeshtë nën hashtagun #kikichallenge ose #inmyfeelings postuan momentet më interesante duke u bërë pjesë e sfidës.
The Dele Alli Challenge Sfida e 'Dele Alli' u kthye në të tillë kur lojtari i futbollit Dele Alli i Tottengam Hotspurs, bëri një gjest duarsh gjatë një loje që rezultoi i vështirë për t`u imituar. Kjo më pas u bë virale, sidomos nga të rinjtë, të cilët përpiqeshin të realizonin sfidën. The Neymar Challenge Nga fëmijët që luanin futboll në terren tek ushtarët televizivë dhe madje edhe nga persona të moshuar, të gjithë u përpoqën të sfidonin. Kjo sfidë nisi si pasojë e simulimeve të shumta që bënte Neymar në fushë gjatë Botërorit. Falling Stars Challenge Të shtrirë sikur kanë rënë nga qielli, ishte një nga sfidat e tjera të 2018-ës. Kjo sfidë nisi nga të pasurit, për të treguar pasurinë, makinat luksoze dhe jahtet. Por kjo u përhap shumë në rrjete sociale dhe ata që nuk kishin këtë luks, përdornin enë kuzhine dhe shumë mjete të tjera për t`u bërë pjesë e sfidës.
 
View this post on Instagram
 

Hari senin. Hari paling riweuh dalam satu minggu. Berangkat gedubragan karena buru2. Ngga tenang rasanya dari pagi jam 7 udah ada whatsapp masuk.. “morning mba Agnes..” , “hi mba Agnes met pagi..” , “Mba help.. “ , “eh mba gimana? “. Hahaha mak deg wisan. Buruh og. Piye meneh yekan.. . Uh rasanya pengen membelah diri. Karena kadang bingung harus mulai dari mana.. wkwkwkw *cekelan . Ahh.. kadang jadi kangen buka whatsapp yang isi chat nya.. “Nes, gimana hari ini? Lagi ngapain? “ . Uwuwu.. kapan yo entuk whatsapp isi koyo ngono. Ben falling in love. Bukan falling from helicopter~~ . #fallingstars2018 #fallingstarschallenge #fallingstars #helikopter #helicopter #supportsystem #bali #explorebali #nusadua #pulaupeninsula #peninsudaisland #itdc #kawasanitdc #waterblow #followme #f4f #fff #follow4follow #like4like #swag #dope #vsco #vscocam #vscogood #potd #ootd #goodvibes #l4l #lfl #notvsco

A post shared by agnes💋 (@itsagnezt) on

Të fundit