Flash News

KRYESORE

Champions: Dortmundi përmbys Interin, ky është shpirt gjerman

Champions: Dortmundi përmbys Interin, ky është shpirt gjerman

Gjermanët mos i nënvlerëso kurrë, sidomos në futboll. Borussia Dortmund sonte përmbysi 3-2 Interin në Champions League me një performancë spektakolare!

Verdhezinjtë ishin në disavantazh 0-2 në pjesën e parë. Për zikaltrit shënuan Lautaro Martinez dhe Vecino. Gjithsesi, 45 minutat e dyta rezultuan fantastike për Sancho me shokë. Gjermanët treguan se luftojnë deri në fund dhe forca e tyre psikologjike ishte krejtësisht e dukshme në duele dhe me sjelljen në fushë.

Dortmundi e shënoi golin e parë me mbrojtësin fluturues Hakim. Pak më pas erdhi goli i barazimit me Julian Brandt dhe me golin e barazimit vendasit morën zemër. Tifozeria ishte spektakolare në Signal Iduna Park dhe ndihmoi ekipin verdhezi për të gjetur edhe golin e përmbysjes me Hakimin.

Të fundit