Flash News

KRYESORE

Champions golash, Real Madrid vallëzon me samba në Belgjikë

Champions golash, Real Madrid vallëzon me samba në Belgjikë

Kur shkruan fjalët Champions League, e lexon Real Madrid. Ky është ligj i pashkruar i futbollit europian. Madrilenët sot fituan 3-1 ndaj C. Brugge në transfertë me një performancë fantastike të dy djemve brazilianë, Rodrygo dhe Vinicius.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por "Los Blancos" ruajtën qetësinë dhe kafshuan belgët në 45 minutat e dyta. Tri herë, madje. Rodrygo shënoi golin e parë në të 53', duke dhënë shkëndijat e para se pjesa e dytë do të ishte një makth për pritësit. 18-vjeçari bëri një gjuajtje fantastike me të jashtmen, por avantazhi u shua shpejt pas një gabimi të mbrojtësit Varane.

Kjo gjendje dyshimi nuk zgjati shumë, sepse Reali diti të marrë frenat e lojës me Vinicus. Braziliani shënoi golin e dytë për "Los Blancos" dhe i dha hov skuadrës për të kërkuar edhe më shumë. Pak pa u mbyllur ndeshja, Modric shënoi dhe golin e sigurisë.

Me këtë fitore, Reali mbyll fazën e grupeve në vendin e dytë, ndërsa Brugge merr një tren tjetër më ekonomik me destinacion Europa League.

Të fundit