Flash News

KRYESORE

Champions League: Barcelonën e ndal ish-lojtari i Superligës!

Champions League: Barcelonën e ndal ish-lojtari i Superligës!

Barcelona ndalet në Champions League duke e mbyllur në barazim 0-0 ndeshjen ndaj Slavias së Pragues në Camp Nou. Katalanasit janë në krizë, sepse vijnë pas humbjes 3-1 ndaj Levantes.

Vendasit luajtën shkëlqyeshëm në minutat e para, por nuk patën efikasitet. Lionel Messi pati një rast ideal sidomos në pjesën e parë për të shënuar, por qe i pafat. Në pjesën e dytë Barcelona ndryshoi disi me lojtarë si Fati dhe Rakitic, por tabela e rezultatit jo.

Olayinka, ish-lojtari i Skënderbeut dhe Bylisit, ia doli të luante titullar në këtë ndeshje. Emri i tij do të shënohet me gërma të arta. Skuadra katalanase mbetet në krye të grupit me 8 pikë, ndërsa Slavia e fundit me 2 pikë.

Të fundit