Flash News

KRYESORE

Champions League, kualifikohen 4 ekipet e para

Champions League, kualifikohen 4 ekipet e para

Janë luajtur ndeshjet e radhës së Champions League ndërsa katër skuadra kanë siguruar kualifikimin për të vijuar më tej. Manchester United, Paris SG, Bayern Munchen, si dhe Barcelona janë kualifikuar për më tej.

Ndërkohë në grupet e tjera çdo gjë është e hapur. Në grupin C, dueli është italo-anglez për vendin e parë. Roma mposhti Chelsean në ndeshjen e kthimit në “Olimpico”, 3-0, ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit C, Atletico është ndalur sërish në barazim 1-1 nga Karabaku.

Në grupin D, Barcelona kryesuese, ashtu edhe Juventusi nuk kanë mundur të fitojnë. Katalanasit barazuan 0-0 me grekët e Olympiacositndërsa portugezët e Sportingut për pak befasuan “Zonjën e vjetër”.

Në ndeshjet e tjera, Parisi ka shpartalluar 5-0 Anderlechtin, ndërsa Bayern Munchen 2-1 Celticun. Në Angli, United mposhti 2-0 Benfikën, ndërsa Bazeli u mposht në shtëpi nga CSKA-ja e Moskës.

 

Të fundit