Flash News

KRYESORE

Champions League: Liverpool dramatik, bën me zemër tifozët e kuq

Champions League: Liverpool dramatik, bën me zemër tifozët e kuq

Askush nuk e priste kështu sonte në Champions League, por ndodhi. Liverpool fitoi me shumë vështirësi 4-3 ndaj Salzburgut.

Salzburgu bëri një ndeshje të madhe ndaj kampionëve të Europës, thuajse duke arritur një rezultat historik, por Liverpool u tregua me klas atëherë kur duhet.

Mane shënoi që në minutën e 9-të të takimit, ndërsa Robertson (25’) dhe Salah (36’) trefishuan shpejt. Chan në minutën e 39-të ngushtoi disavantazhin. Në pjesën e dytë, ndodhi ajo që nuk pritej.

Salzburgu në 4 minuta arriti të barazojë dhe i gjithë stadiumi shpërtheu pas dy golave, derisa Salah do të rikthente Liverpoolin në avantazh.

Të fundit