Flash News

KRYESORE

Champions League/ Lojtarët që do të formonin ekipin ideal

Champions League/ Lojtarët që do të formonin ekipin ideal

Me përfundimin e Champions League, UEFA ka përcaktuar 18 lojtarët më të mirë që do të përbënin skuadrën ideale, duke ju referuar këtij sezoni, që u mbyll me finalen mes Real Madrid dhe Liverpool.

Nga 18 lojtarët e përzgjedhur, 11 si titullarë dhe 7 stoli, 8 prej tyre luajnë me Real Madrid, Varan, Serxho Ramos, Marselo, Modric, Kasemiro, Kros dhe Kristiano Ronaldo. Nga Liverpool janë përzgjedhur tre, Salah, Firmino dhe Van Dajk ndërsa Bayern Mynchen ka dy përfaqësues, Kimih dhe Hames Rodriges.

Po dy lojtarë janë përzgjedhur edhe nga Roma, portieri Alison dhe sulmuesin Xheko ndërsa nga Juventus është vetëm Kielini. Listës me 18 lojtarë nuk mund t’i mungonte as Leo Messi edhe pse Barcelona e tij zhgënjeu këtë edicion në Champions League.

Të fundit