Flash News

KRYESORE

Champions League/ Real Madrid, skuadra e parë finaliste

Champions League/ Real Madrid, skuadra e parë finaliste

Real Madrid është skuadra e parë finaliste e Champions League. Spanjollët barazuan 2-2 me Bayern Mynchen në ‘Bernabeu’ por kualifikohen për më tej fal fitores së arritur në ndeshjen e parë në gjermani.

Në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme, gjermanët kaluan të parët në avantazh me Kimmich ndërsa Real barazoi me anë të Benzema. Ishte sërish francezi i cili shënoi golin e dytë me fillimin e pjesës së dytë. Bayern barazoi me Rodriguez por pa mundur të shënonte golin e tretë që do ti siguronte kalimi në finale.

Nesër do të përcaktohet skuadra tjetër finaliste në ndeshjen që do luhet në Itali mes Romës dhe Liverpool.

Të fundit