Flash News

KRYESORE

Champions League: Remuntada ndaj Interit, Suarez shpëton Barcelonën

Champions League: Remuntada ndaj Interit, Suarez shpëton Barcelonën

Mbrëmje spektakolare në Champions League! Barcelona përmbysi 2-1 Interin në stadiumin "Camp Nou" në një ndeshje drithëruese dhe plot emocione.

Pas një pjese të parë zhgënjyese dhe me gol të pësuar nga Lautaro Martinez që në minutat e para, Barcelona arriti që të bindë tifozët me këmbënguljen e saj. Griezmann ishte totalisht jashtë forme dhe i ndarë nga skuadra, por ndërrimet e trajnerit Valverde ndihmuan ekipin katalanas për të gjetur dy golat e triumfit.

Suarez shënoi dy gola spektakolarë për të mposhtur Interin. Zikaltrit ishin shumë të saktë me lojën e tyre, por në fund tabela e rezultatit foli për katalanasit.

Në ndeshjet e tjera, Chelsea mposhti me vështirësi Lille 2-1. Me këtë fitore Chelsea ngjitet në vend të dytë në grup pas Ajaxit, skuadër e cila fitoi 3-0 ndaj Valencias.

Leipzig, ndërkohë, humbi 2-0 në shtëpi ndaj Lyon, ndërsa Zeniti mposhti 2-1 Benfica-n duke marrë kreun e renditjes në grupin G.

Të fundit