Flash News

KRYESORE

Champions League/ Ronaldo përballet me Man.United; Inter rikthehet përballë Barcelonës dhe Tottenham

Champions League/ Ronaldo përballet me Man.United; Inter rikthehet

Është hedhur shorti i Champions League për sezonin 2018/2019 dhe që në fazën e grupeve do të luhen disa përballje interesante. Në grupet A, B, C dhe H do të shohim ndeshjet më të forta të kësaj faze të Champions.

Ronaldo me fanellën e Juventusit do të përballet me ish-skuadrën e tij, Manchester United, si dhe me Valencian dhe zvicerianët e Young Boys.

Interi rikthehet në Champions League me një grup ferri. Skuadra e Spalletit do duhet të luftojë me Barcelonën, Tottenham dhe PSV për të siguruar një vend për fazën tjetër të kompeticionit.

Ndërkohë, në grupin A, Atletiko Madrid do të përballet me Borussia Dortmund dhe Club Brugge.

Faza e grupeve

Grupi A: Atletiko Madrid; Borussia Dortmund; Monaco; Club Brugge

Grupi B: Barcelona; Tottenham; PSV; Inter

Grupi C: PSG; Napoli; Liverpool; Crvena Zvezda;

Grupi D: Lokomotiva e Moskës; Porto; Shalke 04; Galatasaray

Grupi E: Bayern Munich; Benfica; Ajax; AEK

Grupi F: Manchester City; Shaktar Donetsk; Lyon; Hoffenhem

Grupi G: Real Madrid; Roma; CSKA Moska; Viktoria Plzen

Grupi H: Juventus; Manchester United; Valencia; Young Boys

Të fundit