Flash News

KRYESORE

Champions League, sonte përcaktohen dy ekipet e tjera gjysmëfinaliste

Champions League, sonte përcaktohen dy ekipet e tjera gjysmëfinaliste

Këtë të mërkurë do të luhen dy ndeshjet e tjera të fazës çerekfinale të “Champions League”, që do të përcaktojnë edhe dy skuadrat e tjera gjysmëfinaliste, që do të sfidojnë Barcelonën dhe Ajaksin.

Manchester City do të luajë ndaj Tottenhamit, me kampionët e Anglisë që do të kërkojnë të përmbysin humbjen e ndeshjes së parë 1-0 të pësuar në Londër, gjë që u theksua edhe nga vet trajneri Guardiola para ndeshjes.

Ndërkohë, trajneri Pochettino kërkoi që lojtarët e tij të kenë besim se mund t’i ndalojnë qytetasit në këtë sfidë, për të kaluar kështu në gjysmëfinale.

Te Manchester City do të mungojë vetëm portieri Bravo, ndërkohë që në dyshim janë Fernandinho dhe Zinchenko. Ne Tottenhami, mungesa më e rëndësishme është ajo e Harry Kane, ndërkohë që nuk do të luajën as Aurier, Dier dhe Ëinks.

Ekipi që do të fitojë këtë përballje do të luajë me Ajaksin në gjysmëfinale. Në ndeshjen tjetër, Porto do të presë Liverpoolin në “Estádio do Dragão” me synimin për të përmbysur humbjen 2-0 të pësuar javën e kaluar në “Anfield Road”.

Portugezët do të kenë në dispozicion për këtë sfidë Pepen dhe Herrerën, që vijnë pas skualifikimit, ndërkohë që nuk ka asnjë mungesë. Trajneri Conceição vlerësoi në maksimum skuadrën e Liverpoolit, që është edhe finaliste e kompeticionit të sezonit të kaluar.

Te “The Reds”, Jurgen Klopp do të besojë te të zakonshmit Salah dhe Firmino, ndërkohë që në dispozicion të tij nuk do të jenë Breëster, Oxlade-Chamberlane dhe Lovren. Në gjysmëfinale, fituesen e përballjes Porto-Liverpool e pret skuadra e Barcelonës.

Të fundit