Flash News

KRYESORE

Champions League/Kukësi, sot përballë Sherifit

Champions League/Kukësi, sot përballë Sherifit

Skuadra e Kukësit do të përballet sot në mbrëmje me ekipin e Sherif Tiraspolit për turin e parë të Ligës së Kampionëve. Pas largimit të ekipeve të Tiranës dhe Partizanit, Kukësi dhe Skënderbeu do të vijojnë betejën e tyre në kupat e Evropës. Sot përballja nxjerr  problemin e lojëtarëve. Zhan Karioka është mungesa e madhe e Kukësit në ndeshjen e sotme ndaj Sherif Tiraspolit. Dëmtimi i pak ditëve më parë në fazën përgatitore në Austri ka bërë që fantazisti brazilian të mos riaftësohej në kohë. Në stërvitjen e fundit në stadiumin ku do të luhet ndeshja, trajneri Ernest Gjoka mësohet se ka provuar në rolin e mesfushorit të krahut shkodranin Sindrit Guri. Trajneri do të hedhë në fushë një formacion të kujdesshëm. Sulmuesi kryesor do të jetë Pero Pejiç dhe në këtë mënyrë i sakrifikuari i madh është Izair Emini.  Pritet që të luhet me tre mesfushorë në qendër: Musolli në rolin e shkatërruesit dhe Lena e Zeqiri përpara tij. Nga krahët i sigurt është në të majtë braziliani Kale, ndërsa në qendër të mbrojtjes do të debutojë spanjolli Serran.

Ndeshja e parë do të luhet sot në mbrëmje, ora 19.00, ndeshja e kthimit pas një jave.

Të fundit