Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Champions/ Partizani e respekton Karabakun por ka besim te suksesi në përballjen e parë
Partizani do të presë ditën e nesërme ekipin azerbajxhanas të Karabakut në stadiumin “Selam Stermasi” në orën 17:30. Kampionët e Shqipërisë janë gati për takimin e raundit të parë kualifikues, ndërsa shpresojnë që të fitojnë ndaj një rivali me mjaft eksperiencë në këtë kompeticion.
Trajnerët e të dyja ekipeve kanë dhënë përshtypjet e tyre të para në lidhje me këtë takim.
Tekniku i Partizanit, Franko Lerda u shpreh i bindur se ekipi i tij do bëjë një paraqitje të mirë, pasi grupi që ka në dispozicion është ekipi kampion.
“Formacionin e kam zgjedhur, mund të kem ndonjë dyshim të fundit, por në tërësi e kam në mendje. Partizani ka shumë pika të forta, pikat e dobëta duhet t’i kërkojë Karabaku. Ne jemi grup i fortë, vijmë si kampionët në fuqi të Shqipërisë. Jemi krenarë për këtë. Kemi një grup që prej vitesh luan bashkë. Faza përgatitore në Slloveni ka qenë e mirë. Karabaku? Është një ekip i fortë. E kam parë, shumë ndeshje, i njoh mirë. Vjen pas 6 titujsh radhazi kampion atje. Ka lojtarë të talentuar dhe cilësorë, spanjollë brazilianë. Janë ekip i fortë. E respektojnë në maksimum, por kemi shumë besim në vete.”, tha italiani.
Kurse trajneri i Karabakut, Gurban Gurbanov, e shikon si problem një vapë e madhe. Ai shton se Partizani mund të jetë edhe surprizë me ndryshimet e bëra.
“ E dimë që do luajmë ndaj një ekipi të vështirë si Partizani, duke parë që edhe vjet patëm një ndeshje të vështirë ndaj një ekipi shqiptar si Kukësi. Do jetë ndeshje e fortë, edhe tifozët janë plot me energji, si vjet me Kukësin. Favoritë? Ne nuk e ndjejmë veten favoritë ndaj Partizanit, jemi në nivele të larta siç është Champions League. Këtu janë ekipe të barabarta. Do të donim të fitonim, por edhe një barazim do ishte mirë për ne. Edhe nëse mbajmë portën pa pësuar, do na bënte mirë.”, tha tekniku i ekipit azer.
Më pas ai foli edhe për largimin e Ansi Agollit, ish kapitenit të kombëtares kuqezi, i cili ka qenë pjesë e rëndësishme e Karabakut.
“Ansi nuk u largua thjesht nga një ekip, por nga një familje. E ndjejmë shumë mungesën e Ansit, si një pjesëtar të familjes, jo thjesht si një lojtar.”, përfundoi Gurbanov.