Flash News

KRYESORE

Charlie Hebdo ia dedikon kopertinën Barcelonës

Charlie Hebdo ia dedikon kopertinën Barcelonës

Revista satirike franceze Charlie Hebdo ia ka dedikuar kopertinën e saj, sulmit terrorist në Barcelonë. "Islami, është feja e paqes...të përhershme", kjo është fraza që shoqëron një  karikature që tregon trupa pa jetë në rrugë dhe një furgon të bardhë që largohet.

Kjo është kopertina e realizuar nga karikaturisti Junid për numrin e 23 gushtit. Provokimi, nuk ka vonuar në nxisë polemika të reja. Satira kundrejt besimit Islam dhe ekstremistëve, është bërë shtylla e stilit të të përjavshmes franceze që është përballur vetë me sulmin terrorist të 7 janarit 2015, që i mori jetën 12 redaktorëve të redaksisë parisiene.tch

 

Të fundit