Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Charlize Theron "fenomenale" në rolin e saj si Megyn Kelly në filmin 'Bombshell'
Charlize Theron është nominuar si "Aktorja më e mirë" në "Oscars 2020" për rolin e saj si Megyn Kelly në "Bombshell". Ky film flet për ngacmimet seksuale në televizionin kabllor amerikan "Fox News".
Filmi nga regjisori Jay Roach, është i bazuar në ngjarje reale dhe flet për tre gazetare dhe ish-kreun e Fox Neës, Roger Ailes.
Dikur, Roger, është një konsulent politik, i cili ndihmoi në zgjedhjen e presidentëve Richard Nixon, Ronald Reagan dhe George H. W. Bush. Pas kësaj, Ailes ndryshoi përgjithmonë peizazhin mediatik amerikan, kur në vitin 1996 ai mori drejtimin e Fox News. Nën drejtimin e tij ky kanal televiziv u bë një forcë shumë e madhe në botën e medias, por edhe në politikë. Por mbretërimi i tij në Fox News morri fund, kur u detyrua të japë dorëheqje, pas një skandali seksual si dhe ngacmimeve seksuale ku u përfshinë shumë figura të shquara të kanalit në fjalë.
Ndër ata që akuzuan ishte edhe prezantuesja dhe reporterja Megyn Kelly, një ish avokate e cila u bë një nga yjet e Fox News. Ajo më vonë u largua nga ky rrjet televiziv, meqë refuzonte të mbështeste Roger Ailes, duke nënshkruar pastaj kontratë shumë fitimprurëse me NBC. Dhe pikërisht këtë histori kanë sjellë në film aktorja Charlize Theron në rolin e Kelly-t dhe regjisori Jay Roach.
Charlize, është transformuar plotësisht për rolin dhe ka një ngjashmëri të frikshme me gazetaren Megyn Kelly, në pamje ashtu edhe në zë dhe në qëndrim. Fansat e aktores u mahnitën nga ngjashmëria mes Theron dhe gazetares. “Charlize Theron është njësoj si Megyn Kelly. Unë jam i shokuar”. “Charlize Theron duket më shumë si Megyn Kelly sesa Megyn Kelly duket si vetja”, janë disa nga komentet e shumta në Tëitter dhe në Youtube në trailerin e publikuar.
Nicole Kidman është pëlqyer shumë gjithashtu, e cila luan rolin e Gretchen Carlson, e para që akuzoi Ailes.
Dhe Margot Robbie luan rolin e Kayle Pospisi, që nuk është një personazh real, por imagjinar.
Në foton e mëposhtme, është Charlize Theron në rolin e saj si gazetarja Megyn dhe vetë gazetarja Megyn Kell. E dalloni dot cila është aktorja dhe cila realja?
Duken kaq identiiik!
Në të majtë është Charlize Theron dhe në të djathtë Megyn Kelly.
P.s. Duhet me patjetër ta shihni këtë film ;)