Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Abdurrahman Roza Haxhiu, ose Roza Haxhiu, siç njihet nga të gjithë, lindi në qytetin e Lushnjës në lagjen "Kongresi i Lushnjës" më 30 shtator 1930. Djali i Bajram Haxhiut, një nga anëtarët e Komisionit Nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës. Që në fëmijëri Roza, ëndërronte të bëhej futbollist. Një ëndërr që nisi që fëmijë në fushën e blertë të vendlindjes dhe që do të përfundonte po aty në fushën e blertë europiane nga një goditje vdekjeprurëse në kokë. Talenti i tij u duk që në moshën e re në ekipin e Traktorit të Lushnjës. Roza Haxhiu ishte një futbollist i shquar shqiptar i viteve '50-'60, talent i rrallë si dhe golashënues i klasit të parë me ekipin kombëtar të Shqipërisë, Lushnjen, Dinamon, Besën e Partizanin. Roza Haxhiu, jetoi shumë pak, rreth tri dekada e gjysëm, e thuajse gjysmën e viteve të moshës së tij, ja kushtoi futbollit, sportit të zemrës. Madje, në rast se do të thonim se sporti ka dëshmorët e tij, Roza është nga ata luftëtarë, që me të vërtetë ra në fushën e blertë të stadiumit, i aksidentuar për vdekje, nga një goditje vdekjeprurëse në kokë, e cila i ndërpreu në mes jetën që aq bukur dinte ta jetonte. Dhe kjo i ndodhi, kur ai mbante veshur fanelën e kuqe të Partizanit, duke nderuar jo vetëm ngjyrat e tij,por edhe të sportit mbarëkombëtar. Kësisoj, ai është një nga dëshmorët më të spikatur të futbollit partizanas dhe shqiptarë…
Roza Haxhiu këpucët e futbollit i veshi fillimisht me Besën e Kavajës më 1950, ku u dallua si një mesfushor me vizionë të gjerë. Vetëm një vit më vonë, pasi “ka rënë në sy”, kalon tek Partizani, përkrah emrave të shquar të futbollit tonë si Boriçi, Resmja, Kraja etj. Dhe pa kaluar dy vjet Boriçi (tashmë trajner), së bashku me Jançen i besojnë fanelën e përfaqësueses në Festivalet Botërore të Rinisë. Rrugët tashmë janë hapur : në vitin 1955, kur Dinamo do të ndeshej me Dozhën e Budapestit, Roza thirret si përforcim në radhët e kryeqytetasve. Hungarezi i madh i atyre viteve, Suza do të shprehej pas ndeshjeve: ”Ai (Roza Haxhiu) është një futbollist i kalibrit evropian”.
Në atë takim Roza ka pasur detyrën e një mbrojtësi të lirë. Ekipi hungarez ka hedhur në fushë lojtarët më të mirë të asaj kohe, që edhe pse në fushën e vet nuk ka mundur të marrin më shumë se një barazim. Lojtarët hungarezë ishin të një kalibri evropian në atë periudhë. Megjithatë, Dinamo me lojën e saj ka mundur të tërheqë vëmendjen e specialistëve ndërkombëtarë. Roza Haxhiu luajti edhe për skuadrën kombëtare Shqiptare. Nuk mund të ishte rastësi aktivizimi i Roza Haxhiu-t me përfaqësuesen shqiptare. E rëndësishme në atë kohë ishte aktivizimi i ndonjë ekipi shqiptar në veprimtarinë ndërkombëtare. Ekipi që kishte fatin i nevojiteshin lojtarë me cilësi. Teknika dhe cilësia e pakrahasueshme e Rozës, nuk kishte sesi të shpëtonte nga vëmendja e federatës.
Pas kësaj, nuk mund të harrohen fitoret ndaj Çekosllovakisë 3-0 dhe fitorja me Poloninë. Në ato ndeshje Roza Haxhiu dha maksimumin, duke u kthyer në një simbol të futbollit shqiptar. Në dy vitet e mëpastajme, ai është i kudondodhuri i Partizanit : i papërtueshëm, i shkathët, teknik, me një diapazon të gjerë për lojën, e mbi të gjitha, me një shpirt tepër të madh. Bashkëkohësit kujtojnë padyshim Roza Haxhiu-n që shënoi golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes Partizani-Dinamo në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, e cila përfundoi me fitoren e merituar të Partizanit 3:1 dhe qe i dha titullin kampion i vitit 1957 në kampionatin e 20-të kombëtar, Partizanit.
Dhe për të plotësuar figurën e tij komplekse, si futbollist, nuk mund ta lësh pa përmëndur takimet e paharruara të Partizanit në Leipzig të Gjermanisë, në shtator të vitit 1958 ku krahas gjithë ekipit, kontribut të veçantë për fitimin e medaljeve të argjendta dha edhe Roza Haxhiu. Në vitin 1958, ”Partizani” merr pjesë në një turne miqësor në Bullgari. Në një nga takimet e forta me “ekipin e “Plevenit”, të të njëjtit qytet, i cili përfundoi 2:1, në favor të ekipit tonë, Roza dëmtohet rëndë. Megjithëse i dëmtuar, me shpirt të lartë sakrifice, ai luajti për më shumë se 1 vit edhe me ekipin e “Dinamos” e më pas kthehet në qytetin e tij. Kur kthehet në qytetin e tij, duke mos u shkëputur nga futbolli, merr drejtimin e skuadrës lushnjare, duke luajtur edhe vetë. Pas dy finalesh me Erzenin, të fituara 3-2 e 6-2, Roza Haxhiu bën që Traktori i atëhershëm të futej për herë të parë në elitën e skuadrave të vendit.
Ekuipazhi sportiv i konsoliduar nga Abdurrahman Roza Haxhiu triumfon në Kampionatin e Kategorisë së dytë duke u shpallur kampion në 1960. Futja në kategorinë e parë i hapi shtegun futbollit lushnjar për t'u përfaqësuar më 1960 në kampionatin kombëtar të rezervave bashkë me: Partizanin, Dinamon, Vllazninë, Flamurtarin, Skënderbeun, Labinotin, Besën dhe Tomorrin duke zënë edhe vend nderi. Në Maj-Korrik 1963 caktohet për përzgjedhjen dhe përgatitjen e një grup moshe 13-14 vjeçarësh për Spartakiadën Kombëtare që zhvillohej çdo vit në kampin e pionerëve “Qemal Stafa” në Durrës. Në periudhën Shkurt-Mars 1964 punoi si mësues i edukimit fizik në shkollën e mesme të qytetit të Lushnjes “18 Tetori”. Goditja e Poldovit e vitit 1958, kur ”Partizani” mori pjesë në një turne miqësor në Bullgari, ku Roza u dëmtua rëndë nuk e kishte “harruar”. Ajo madje është shndërruar në sëmundjen e përbindëshme që i kërcënonte jetën. Pas shumëpërpjekjesh burokratike, arrin të sigurojë leje-kalimi për t'u operuar në Itali. Por është tepër vonë…19 Maj i vitit 1964 e rrëmben Rozën nga gjiri i familjes, shokëve, miqve, të afërmëve, bashkëlojtarëve.
Abdurrahman Roza Haxhiu iku si rrallëkush: ai pati fatin të ndahet nga jeta duke merituar respektin, vlerësimin dhe përjetësinë. Mijëra sportdashës Lushnjarë e nga rrethet e tjera, banda nga Kavaja drejtonte kortezhin. Ashtu me duart e lëshuar Xha Bami (i ati) hedh vështrimin rreth e qark. Mizëri njerëzish. Përkulet tek koka e arkivolit: -”Ah mor bir. Nuk e dija se kishe pasur kaq miq e shokë”. Roza Haxhiu ka vdekur vetëm fizikisht, ai do të mbetet i pavdekshëm në fushën e blertë shqiptare.
Roza Haxhiu u nderua pas vdekjes në vitin 1971 me titullin e lartë “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, në vitin 1999 nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Edi Rama u nderua me titullin “Nderi i Sportit Shqiptar”,në vitin 1994 nga Bashkia Lushnje u nderua me titullin “Qytetar Nderi”, në vitin 2016 nga FSHF Federata Shqiptare e Futbollit u nderua me titullin "Pllakatë". Edhe për ta kujtuar gjithnjë këtë legjendë të futbollit shqiptarë në tribunën e stadiumit të qytetit të lindjes në Lushnje është shkruar një emër i nderuar Abdurrahman Roza Haxhiu në shenjë respekti për kontributin që ka dhënë ky futbollist dhe trajner në futbollin lushnjar dhe atë shqiptarë.
Abdurrahmani, bukuroshi që do të thirrej ”che bella rosa”- “cfarë trëndafili i bukur” nga doktori italian, infermieret e spitalit tek e vizitonin aty nga viti 1947. Emri Roza do të përforcohej më tej edhe nga doktori Ihsan Çabej pas vitit 1950, për t’u përhapur më pas jashtë ambieneteve të spitalit dhe mbetur përgjithmonë i skalitur në mëndjen e qindra mijërave sportdashësve e më gjërë. Roza-Trëndafil e quajti sepse trëndafil qe në jetë dhe në fushën e blertë. Për sportin në përgjithësi dhe futbollin në veçanti kontributi i fisit Haxhiu është një buqetë lulesh në mesin e të cilës bie në sy një trëndafil –Roza Abdurrahman Haxhiu.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38