Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Check Up-i falas me fitime të majme: shqiptarët e paguan dyfish në 2015
Sipas investigimit të “Birn” , bilanci i kompanisë që fitoi tenderin e shumëdebatuar të kontrollit shëndetësor zbulon se check up i kushtoi taksapaguesve 554 milionë lekë vetëm për 9 muaj të vitit 2015, ndërsa kompania investoi gjithsej 337 milionë lekë dhe fitoi neto 45 milionë lekë, pasi kishte një kapital të vetin prej vetëm 30 milionë lekësh.
“Kontrolli shëndetësor falas” rezulton se është paguar thuajse dyfish nga taksapaguesit shqiptarë. Ndërsa kompania që fitoi tenderin e shumëdebatuar ka arritur të rekuperojë të gjithë investimin e vet brenda pak muajve nga nisja e aktivitetit, duke realizuar 45 milionë lekë të rinj fitim neto brenda nëntë muajve të parë të aktivitetit.
Gjatë vitit 2015, vetëm 244 mijë shqiptarë e morën këtë shërbim, ndërsa kontrata e mbajtur sekret nga qeveria sanksionon detyrimin e taksapaguesve për të paguar kontrollin e 475 mijë personave.
Por bilanci i kompanisë 3P Life Logistic për vitin 2015, i dorëzuar me vonesë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit zbulon se qeveria merr përsipër të paguajë 475 mijë analiza në vit, pavarësisht se sa është numri real i personave që e marrin këtë shërbim.
Përmes një dekarate, Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor vlerësoi se ndonëse 917 mijë shqiptarë kanë të drejtë të përfitojnë nga projekti, “jo çdo gjë shkoi siç duhet”. Sipas FSDKSSH, vetëm 244, 420 vetë e morën këtë shërbim gjatë vitit 2015.
Ndërkohë, bilanci i kompanisë për periudhën 31 mars-31 dhjetor 2015 tregon se taksapaguesit shqiptarë i kanë paguar asaj 554 milionë lekë; dy herë më shumë nga sa teorikisht do të kushtonin analizat sipas rezultatit të tenderit.