Flash News

KRYESORE

Chelsea ankohet si Bayern: Franca nuk na dëgjon

Chelsea ankohet si Bayern: Franca nuk na dëgjon

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, ka mbetur i zhgënjyer nga Didier Deschamps, trajneri i kombëtares franceze. Arsyeja është mesfushori N’Golo Kante, i cili është dëmtuar duke luajtur me kombëtaren.

Ish-lojtari i Leicester City nuk ishte gati për lojë, por Deschamps nuk pyeti dhe e grumbulloi për dy ndeshjet kundër Islandës dhe Turqisë.

28-vjeçari pati dhimbje përpara nisjes së ndeshjes kundër Islandës, duke përkeqësuar gjendjen e tij (problem në kavilje). Trajneri i Chelsea nuk do ta ketë të gatshëm për sfidën e nesërme kundër Newcastle dhe nuk e fsheh zhgënjimin e tij për Deschamps.

“I komunikuam që Kante nuk po kalonte një gjendje të mirë dhe nuk mund të grumbullohej, por Deschamps nuk na dëgjoi. Duhet të mendojmë gjithmonë për të mirën e lojtarit, kështu duhet të funksionojnë gjërat“.

Të fundit