Flash News

KRYESORE

Chelsea fiton në Holandë, Leipzig përmbys Zenitin

Chelsea fiton në Holandë, Leipzig përmbys Zenitin

Chelsea ka fituar 0-1 në transfertën e vështirë të Ajax-it në këtë mbrëmje të Champions League, e cila nisi me gola dhe me siguri që do të mbyllet po kështu.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Lampard vuajti në Amsterdam për të fituar, por goli i sulmuesit Batshuayi zgjidhi problemet e hasura gjatë ndeshjes para porte. Kjo fitore ka ndihmuar "Blutë" të shkojnë në 6 pikë dhe të kapin Ajax-in në kreun e grupit H.

Në ndeshjen tjetër para darkës, Leipzig pëmbysi 2-1 Zenitin. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-1 të miqve, por në 45 minutat e dyta ndeshja ishte e gjitha në favor të gjermanëve. Rusët kaluan në avantazh në minutën e 25-të me një gol të bukur nga Rakitsky. Në minutën e 49-ka barazoi Laimer dhe në të 59-ën Sabitzer shënoi golin e fitores me një goditje spektakolare.

Gjermanët kryesojnë grupin G me 6 pikë dhe presin ndeshjen e darkës, Benfica - Lyon.

Të fundit