Flash News

KRYESORE

Chelsea merr vendim për Brojën, sulmuesi shqiptar në delir

Chelsea merr vendim për Brojën, sulmuesi shqiptar në delir

Një lajm shumë i rëndësishëm ka ardhur nga Anglia e largët. Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, do të vazhdojë të jetë pjesë e Chelseas. Ekipi londinez beson te shqiptari dhe kjo shihet qartë me veprimin e fundit të tyre.

I riu ka rinovuar kontratën dhe për 3 vite të tjera. Lojtari shqiptar ka pranuar me kënaqësi këtë mundësi dhe nuk ka menduar dy herë. Broja ka luajtur me Chelsea U-18, U-19, por dhe me ekipin e U-23.

Trajneri Frank Lampard nuk e ka vëzhguar për ekipin e parë, ndërsa pas kësaj firme duket se lojtari do të nisë kalvarin e huazimeve për t'u rritur profesionalisht. Ai mbetet një nga futbollistët që premton shumë për të ardhmen dhe mund të marrë frenat e sulmit të Shqipërisë.

Të fundit