Flash News

KRYESORE

Chelsea mundet në shtëpi nga Tottenham, humbet vendin për në ‘Champions’

Chelsea mundet në shtëpi nga Tottenham, humbet vendin për në

Chelsea u mund në shtëpi me shifrat 1-3 përballë Tottenhamit, duke rrezikuar kështu edhe vendin për në Champions League.

Në derbin londinez, Morata shënoi i pari për vendasit në minutën e 30-të, por skuadra e Antonio Conte-s nuk e ruajti rezultatin.

Totenhem barazoi në fundin e pjesës së parë me anë të Eriksen, ndërsa në të dytën dy gola të Delle Alli i dhanë fitoren miqve.

Ky takim shihej si vendimtari për ecurinë e Chelsea-t dhe tri pikët ishin garancia për një vend në zonën Champions për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, në takimin tjetër Arsenali mori një fitore të pastër 3-0 në “Emirates” ndaj Stoke City-t. Golat e sfidës u shënuan në 15 minutat e fundit.

Pierre-Emerick Aubameyang zhbllokoi në të 75-ën me 11-metërsh, ndërsa 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt shënoi të dytin personal. Pak çaste më vonë Lacazette fitoi një tjetër penallti që e shndërroi në gol.

Të fundit