Chelsea shumë pranë zyrtarizimit të trajnerit të ri

Chelsea është shumë pranë zyrtarizimit të trajnerit të ri. Në Angli, mediet shkruajnë se në stol do të ulet Frank Lampard. Ish futbollisti i bluve të Londrës pritet që të takohet me pronarin e ekipit ,Roman Abramovich në Francë, për të finalizuar marrëveshjen. Frank Lampard ka qenë pjesë e Chelsea-s për 13 vite si futbollist. Për të nuk ka për të qenë e thjeshtë detyra e trajnerit, edhe pse në klubin londinez mendojnë se ai është zgjedhja e duhur.

Skuadra do të marrë pjesë në sezonin e ardhshëm në Ligën e kampioneve, por nuk do të mund të bëjë afrime në dy dritaret e radhës së merkatos.  Nga ekipi janë larguar Eden Hazard, Gonzalo Higuain dhe Marcos Alonso është shuam pranë ikjes. Ndërsa Willian dhe Hudson- Oddoi po negociojnë me Barcelonën dhe Bayernin dhe Lampard duhet t’i bindë që të mos ikin.