Flash News

KRYESORE

Chrissy një magnet për memet, kësaj radhe rrëzohet nga karrigia

Modelja Chrissy Teigen është një nga vajzat më të ndjekura në rrjetet sociale. Përveçse e bukur dhe shumë tërheqëse, ajo pëlqehet më shumë për karizëm dhe sensin e humorit që e karakterizon. Gjithnjë pa komplekse, Chrissy arrin të tërheqë gjithnjë vëmendje.

Së fundmi, mimika e saj në  ndarjen e çmimeve “Emmy” u bë meme në të gjitha rrjetet sociale. Kështu ndodhi dhe më parë në ndarjen e çmimeve “Golden Globes” ku fotoja me mimikën e saj bëri xhiron e rrjetit.

Po çfarë ka ndodhur sërish me bashkëshorten e këngëtarit John Legend?

Teksa po futej në zyrat e punës tek revista “Buzzfeed” duke u drejtuar për tek tavolina e punës që të ulej në karrige, Teigen u rrëzua duke na dhuruan një tjetër ‘meme’. Megjithatë edhe pse është lënduar, ajo e ka marrë me sportivitet dhe videoja është bërë virale kudo në internet.

Të fundit