Chrissy Teigen vendos të heqë implantët e gjokseve

TODAY -- Pictured: Chrissy Teigen on Wednesday, February 19, 2020 -- (Photo by: Nathan Congleton/NBC/NBCU Photo Bank)

Kur Chrissy Teigen shkroi në Twitter se do t’i nënshtrohej një operacioni, njerëzit e fansat e saj u shqetësuan dhe pyetën se çfarë operimi do kryente. Në një postim në Instagram, modelja shpjegoi së fundmi operacionin misterioz – do të heqë implantet e gjoksit.

Në mars, Teigen tha se ka vendosur implante në gjoks kur ishte në moshën 20-vjeçare. “Po, e kam bërë gjoksin kur isha 20 vjeç,” tha ajo për Glamour. “Por më vonë vijnë në jetë fëmijët dhe gjoksi mbushet me qumësht.”

Asokohe, Chrissy tha se po konsideronte faktin e heqjes së impanteve, por nuk ishte e sigurt dhe ndihej e frikësuar nga operacioni, por mesa duket tashmë e ka ndarë mendjen. Në një foto ku shfaqet topless në Instagram, Chrissy shkroi se “implantet e kanë kufizuar përsa i përket pjesës së veshjeve dhe nuk ndihet rehat”.