Flash News

KRYESORE

Christian Panucci e nis me ‘dorë të hekurt’, përjashton Sokol Cikalleshin nga ekipi

Christian Panucci e nis me ‘dorë të hekurt’,

Trajneri Christian Panucci e ka nisur aventurën e tij në Kombëtaren Shqiptare me ‘dorë të hekurt’. Në konferencën për mediat e mbajtur sot në ambientet e FSHF-së, Panuçi njoftoi se ka përjashtuar nga ekipi sulmuesin Sokol Cikalleshin. Përjashtimi i Cikalleshit është në fuqi vetëm për dy ndeshjet e radhës kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.

Panuçi theksoi se shkak për këtë vendim është bërë mosgatishmëria e Cikalleshit për të ardhur këtë mëngjes në Shqipëri, për t’u grumbulluar me ekipin. Cikalleshi i ka thënë trajnerit se nuk mund të mbërrinte sot në Tiranë pasi po merret me rinovimin e kontratës me klubin e İstanbul Başakşehir, justifikim që nuk është pranuar nga Panucci.

“Kombëtarja është e rëndësishme dhe rregullat duhen zbatuar. Kush luan për Kombëtaren duhet të ndihet krenar”, u shpreh Panucci duke bërë të qartë se nuk i negocion rregullat e tij.

Të fundit