Christine Lagarde, zyrtarisht presidente e Bankës Qendrore Evropiane

Christine Lagarde është emëruar zyrtarisht si presidentja e re e Bankës Qendrore Evropiane.

Zyrtarizimi i saj erdhi në Këshillin Evropian, duke zëvendësuar Mario Draghi-n që nga 1 Nëntori i këtij viti.

Lagarde do ta mbajë këtë post për 8 vitet e ardhshme. Më parë ka drejtuar Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe ka qenë ministre e Financave franceze.