Flash News

KRYESORE

CIA kishte paralajmëruar 2 muaj më parë për sulmin terrorist në Barcelonë

CIA kishte paralajmëruar 2 muaj më parë për sulmin terrorist

Sulmi terrorist që ndodhi në Barcelonë dy ditë më parë, ishte paralajmëruar dy muaj më parë nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës në SHBA, CIA. Paralajmërimi kishte qenë pikërisht për Spanjën dhe vendin ku ndodhi sulmi, sheshi “Las Ramblas” në Barcelonë, i cili  mund të ishte në objektiv i sulmeve terroriste.

Është gazeta spanjolle “El Peridoico”, ajo që ka raportuar se CIA, specifikisht kishte përmendur “Las Ramblas” me forcat lokale të policisë, “Mossos d’Esquadra”.

 “CIA e kishte paralajmëruar ‘Mossos d’Esquadra’ se Barcelona mund të bëhej një shënjestër terroriste. Agjencia qendrore e inteligjencës e kishte bërë lajmërimin për policinë autonome katalane dy muaj më parë. Madje e kishin vënë edhe fokusin te ‘Las Ramblas” shkruan gazeta.

 

Të fundit