Flash News

KRYESORE

Cia publikon materialet e Bin Ladenit, spikasin 288 faqe dorëshkrime

Cia publikon materialet e Bin Ladenit, spikasin 288 faqe dorëshkrime

Cia ka publikuar mijëra dokumenta, video, audio dhe foto që iu konfiskuan në maj 2011 gjatë mësymjes së forcave speciale amerikane ku u vra Osama Bin Laden, në strehën e tij në Abbottabad të Pakistanit.

Materiali i gjerë, mbi 500Gb, përfshin letrat e “sheikut të terrorit”, komunikimet familjare, fotot edhe të liderëve të organizatës dhe video që konsiderohen “të rëndësishme” për Cia-n për të “kuptuar planet dhe metodat e punës së organizatave terroriste”.

Pjesa më e madhe e materialeve është në gjuhën origjinale arabe. Përveç materialeve të gjetura në kompiuterat e Bin Ladenit, publikimi i tyre nxjerr në pah ‘gazetën’ e liderit të ndjerë të al Kaedës, 288 faqe të shkruara me dorë.

Cia ka nënvizuar se disa foto të dokumentimit u bënë “menjëherë gjatë aksionit, sepse konsideroheshin të dobishme për të zbuluar plane të mundshme për atentate, apo identitetet e elementëve operativë të organizatës”.

Informacione të konsideruara të një “rëndësie të menjëhershme”.

Të fundit