Flash News

KRYESORE

Çifti Basha urojnë ‘Ditën e Verës’ në mënyrë tradicionale nga Elbasani

Në gjithë Shqipërinë sot është festuar “Dita e verës” dhe qyteti i cili mban “flamurin” për festimet është Elbasani. Kryetari i opozitës Lulzim Basha, bashkë me gruan kanë festuar në këtë qytet duke iu bashkuar qytetarëve.

Të veshur ‘casual’ çifti Basha kanë realizuar një sërë takimesh duke uruar shpresë dhe optimizëm për shqiptarët.

“Ashtu siç çelin lulet në pranverë, ashtu çeltë shpresa dhe optimizmi në zemrën e çdo shqiptari! 

Gëzuar Ditën e Verës,” shkruan Basha në postimin në Facebook.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurela, Basha bëri shëtitjen tradicionale në bulevard duke shkëmbyer urime me qytetarët për “Ditën e Verës”.

Të fundit