Flash News

KRYESORE

Çifti i të moshuarve vdesin nga koronavirusi – të kapur dorë për dore

Një histori shumë prekëse vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku një çift të moshuarish kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

Në një moshë shumë të thyer, çifti ka ndërruar jetë ashtu siç do kishin dashur shumë çifte. Brenda 6 orësh virusi vdekjeprurës u mori jetën të dyve dhe në momentet e fundit, të moshuarit ishin kapur për dore. Brenda 6 orësh virusi vdekjeprurës u mori jetën të dyve dhe në momentet e fundit, të moshuarit ishin kapur për dore.

Wilford, 94, dhe Mary, 92, ishin testuar të dy pozitivë me Covid-19 dhe kanë qenë të shtruar në të njëjtin spital që në fillim të prillit.

Mbesa e dy të moshuarve ka folur për mediat e huaja duke thënë se ky lajm i ka tronditur megjithatë ndihen të lumtur që ishin pranë njëri-tjetrit deri në ditën e fundit, ashtu siç edhe i kishin premtuar njëri-tjetrit.

Të fundit