Flash News

KRYESORE

Cikalleshi gjen skuadër të re, Hysaj do rinovojë me Napolin

Cikalleshi gjen skuadër të re, Hysaj do rinovojë me Napolin

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, do të vijojë të luajë në kampionatin turk edhe sezonin e ardhshëm.

sulmuesi shqiptar do të aktivizohet me skuadrën e superligës turke, Goztepes, e cila sezonin e kaluar u rendit në vend të gjashtë në tabelën e klasifikimit.

Sipas mediave turke, Osmanlispori dhe Gozteps kanë arritur akordin mes tyre për transferimin e sulmuesit shqiptar.

ndërkohë, futbollisti tjetër i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, do të rinovojë kontratën e tij me skuadrën e Napolit.

Mario Giuffredi, agjenti i Hysaj, ka folur për radion ‘Kiss Kiss Napoli’ duke thënë se mbrojtësi është i kënaqur në Napoli.

“Tani po presim shtatorin, për të folur për një tjetër kontratë të Elseidit, me Napolin. Ai beson te projekti i Napolit dhe nuk ka mbetur i zhgënjyer, por kërkon të kontribuojë gjithnjë e më shumë për skuadrën”, tha Giuffredi.

 

Të fundit