Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Cikloni ‘Ianos’ shkakton dy viktima në Greqi, njëri prej tyre një fermer shqiptar
Cikloni ‘Ianos’ ka shkaktuar dy viktima në Greqi, pasi u godit fuqishëm gjatë orëve të fundit.
Sipas mediave greke, nga moti i keq me stuhi të forta dhe përmbytje rrugësh ka humbur jetën një grua e 40-vjeçare në Farsala, kurse viktima e dytë është identifikuar një fermer 64-vjeçar shqiptar. Trupi i tij i pajetë u gjet në Karditsa, të cilin djali i tij e kërkon që prej ditës së djeshme pasi ishte zhdukur për shkak të motit të keq.
Siç duket edhe nga pamjet, shumë rrugë në qytet janë përmbytur, pasi diga Karabalis u hap në dy vende. Autoritetet kanë apeluar banorët të ngjiten sa më lart mbi nivelin e rrugës dhe të mos lëvizin.
Aktualisht problemet më të mëdha po ndeshen në zonat e Rouso, Kastania, Oxia, Karpochori, Pefkofyto. Në Thesali (Magnezi, Farsala, Karditsa, Mouzaki, Rouso dhe Sofades) Shërbimet e Zjarrfikësve kanë marrë 630 thirrje për ndihmë dhe deri janë kryer mbi 450 shpëtime.
Veç kësaj situatë, banorët po përballen edhe me mungesë të energjisë elektrike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i bashkisë së Karditsa thekson se disa njerëz ndoshta do të duhet të lëvizin nga shtëpitë e tyre. Në këtë rast ata do të priten në hotele.