Flash News

KRYESORE

Cikloni në Greqi, shënohet viktima e dytë, një fermer shqiptar

Shënohet viktima e dytë nga cikloni që goditi Greqinë së fundmi.

Sipas mediave greke, viktima e dytë është identifikuar një fermer 64-vjeçar shqiptar. Trupi i tij i pajetë u gjet në Karditsa, të cilin djali i tij e kërkon që prej ditës së djeshme pasi ishte zhdukur për shkak të motit të keq.

Po ashtu, më herët është raportuar edhe për një grua 40-vjeçare të vdekur, e cila u rrëmbye nga ujërat që dolën nga shtrati i lumit Pamisos në Mouzaki dhe u mbyt.

Për shkak të ciklonit, rrugët janë përmbysur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme siç duket edhe në pamje, ndërsa shumë zona të Greqisë Veriore janë pa energji elektrike.

Të fundit