Flash News

NDËRKOMBËTARE

Cikloni “përbindësh” godet Australinë, gjendje alarmante, mijëra të evakuuar

Cikloni “përbindësh” godet Australinë, gjendje

Mijëra njerëz janë evakuuar pasi një ciklon “përbindësh” ka goditur brigjet e Australisë, me erëra mbi 260 kilometra në orë, duke “shkulur” çatitë dhe “çrrënjosur” pemët në Kuinsland.

Sipas BBC, gjithashtu kategoria e katërt e stuhisë ka lënë tashmë më shumë se 30.000 njerëz pa energji elektrike në të gjitha qytete e Kuinsland.

Për të parandaluar ndonjë fatkeqësi më të madhe, thuhet se banorët e Queensland janë paralajmëruar për një përmbytje të mundshme.

Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu se mund të ketë të reshura të shiut deri në 500 milimetra para se cikloni të kalojë Kuinsland.

Të fundit