Flash News

KRYESORE

Cila është arsyeja e vërtetë e ndarjes me Mirkon, Soni Malaj flet për Klevin dhe xhelozinë

Soni Malaj prej tre vitesh është në një lidhje me Klevin, i cili tashmë është dhe i fejuari i këngëtares nga Tropoja. Soni ka qenë e martuar me balerinin nga Italia, Mirkon, me të cilin ka dhe një vajzë dhe asnjëherë nuk u zbulua arsyeja e vërtetë se pse ata të dy u ndanë dhe pse këngëtarja e ka quajtur divorcin ssi dështimin e saj më të madh.

Me energji dh projekte të reja, duket se Soni ka rilindur edhe nga ana emocionale. Është më e dashuruar se kurrë dhe Kelvi është shoqëruesi i saj në çdo event dhe ‘ortaku’ më i mirë i Sonit.

“Marrëdhënia ime e re, po bëj 3 vjet dhe kemi një marrëveshje me njëri-tjetrin. Respektohemi, kemi vlerësim të madh për njëri-tjetrin. Po i bëjmë të gjithë gjërat bashkë, ai pak penalizohet nga punët e tij pasi Klevi nuk është fare në art. Ai merret me pasuritë e patundshme, por duke parë që volumi i punës time është shumë i madh nga ajo që duket e lezetshme dhe hë se nuk lodhen këta, por duhen shumë njerëz për tu marrë. Ai më ndihmon shumë sa i përket anës organizative, menaxheriale të biznesit sepse duhet të jesh dhe shumë i zgjuar për të kapur momentin dhe për të ditur të bësh marrëveshje të ndryshme me të gjithë,” ka thënë Soni në Elite Show.

Gjithashtu, ajo foli dhe për Mirkon dhe marrëdhënien që ka me të. Ndoshta në një mënyrë indirekte, Soni pranoi se pse janë ndarë duke thënë se xhelozia është shkaktar i divorceve të çifteve të show-bizzit.

“Italia është një orë e gjysmë kështu edhe shumë larg nuk janë. Patjetër që çdo muaj janë bashkë disa ditë dhe nëse do të ishin në të njëjtin qytet do të takoheshin më shpesh shumë pushime, pushime verore sapo ka ditë pushimesh ata takohen. Ne kemi një vajzë bashkë kështu që nëse nuk do të jetë miqësore ajo konfliktualja nuk do i shërbente as mua as atij as vajzës kështu që rruga më e mirë është të merremi vesh me njëri-tjetrin. Sa i takon Kelvit, ai  kupton shumë mirë. Nuk i shikon këto pjesë. Është kaq pranë meje sa shikon që çdo gjë është false. Unë mund të jem me një ‘partner’ në klip dhe mbrapa secili shkon tek partneri i vet dhe duhet të aktrojmë aq shumë sa të dukemi të vërtetë. E shikoj që funksionoj shumë ndryshe nga ç’mund të më njohë publiku. Nuk ka fare pse të bëhet xheloz dhe nuk bëhet. Xhelozia është arsyeja e parë pse çiftet shqiptare të showbiz-it përfundojnë në ndarje. Unë me Klevin prandaj jemi bashkë, është pranë meje gjithë kohës, në çdo gjë. Jo se më ruan mua por kemi gjetur një gjuhë të përbashkët dhe funksionojmë shumë mirë”, ka thënë Soni.

Të fundit