Flash News

KRYESORE

Cila është fjala më e kërkuar në Google nga shqiptarët për vitin 2019

Motori i kërkimit Google në fund të vitit publikon një listë me fjalët  më të kërkuara nga njerëzit përgjatë 12 muajve duke përfshirë shumë kategori që nga ngjarjet më të bujshme, këngëtarët, arti, kinemaja dhe fusha të tjera.

Google tregon se shqiptarët kanë kërkuar më shumë, për dukurinë natyrore të tërmetit dhe historikun e tij, duke e lidhur këtë kërkim edhe fatkeqësinë që tronditi Shqipërinë në 26 nëntor.

E njëjta panoramë duket edhe në botë, pasi njerëzit interesohen më shumë në lidhje me dukuritë natyrore.

Platforma gjigante e kërkimit ka publikuar raportin më të fundit për 2019 dhe ndër ngjarjet për të cilat njerëzit kanë kërkuar më shumë informacion, janë Uragani Dorian, zjarri që ra në Katedralen Notre Dame në Paris.

Po ashtu motori i kërkimit përshin edhe një liste me kategori të ndryshme për të cilat njerëzit kanë kërkuar informacion. Lista përfshin emra të shumtë nga Antonio Brown, Neymar, Greta Thunberg, Rami Malek, Brie Larson, etj.

Të fundit