Flash News

KRYESORE

Cila është mënyra më e mirë, dush me ujë të ngrohtë apo të ftohtë?

Cila është mënyra më e mirë, dush me ujë të

Njerëzit janë të prirur të ndahen në dy kategori sa i përket gradimit të temperaturës së ujit gjatë kohës së dushit. Ka nga ata që preferojnë të bëjën dush me ujë të ngrohtë dhe nga ata që praktikojnë dush me ujë të ftohtë. Pavarësisht nga se si dëshironi dushin të ngrohtë apo të ftohtë, rekomandohet që para përfundimit të dushit të lëshoni ujë të ftohtë! Në këtë mënyrë poret mbyllen, pastaj lëkura mbrohet nga papastërtitë.

Uji i ngrohtë është i mirë, sepse hap poret dhe mundëson në mënyrë të efektshme pastrimin e trupit. Megjithatë, dushi i ftohtë ka një sërë përparësish. Para së gjithash, nxit metabolizmin e trupit. Uji i ftohtë rinon trupin dhe zvogëlon nivelin e stresit. Ndikon në qetësimin e lëkurës së irrituar apo të djegur nga dielli, pastaj në normalizimin e frymëmarrjes.

Në fakt dushi i ftohtë nuk u rekomandohet personave të cilët kanë probleme me qarkullimin e gjakut dhe me zemrën. Kjo vlen edhe për personat e moshës mbi 45 vjeç. Ndërkohë që dushi me ujë shumë të ngrohtë, sado që të jetë i këndshëm, ka anët e tij negative. Mund të ndikojë “shumë” në nerva, pastaj në shfaqjen e plogështisë dhe trullosjes, i zhduk vajrat natyrore nga fytyra dhe dobëson tretjen.

Ju intereson mendimi i ekspertëve?

Sipas ekspertëve temperatura ideale e ujit për të bërë dush është ajo as e ftohtë as e ngrohtë, përafërsisht dy gradë më e lartë se temperatura e trupit tuaj!

Të fundit