Flash News

KRYESORE

Cila është nisma e re e ambasadës së SHBA kundër korrupsionit në Shqipëri

Cila është nisma e re e ambasadës së SHBA kundër

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përsëritur se lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së saj në Shqipëri.

Së fundmi, ambasada ka publikuar nismën e re në sajë të këtij objektivi, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e Sh.B.A-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë”, thuhet në njoftimin e ambasadës, shoqëruar edhe një video sqaruese.

Të fundit